Çmimet e karburanteve në Shqipëri janë rritur sërish, me naftën dhe benzinën që aktualisht shiten mesatarisht 184 lekë për litër. Kjo shënon një nivel të lartë që vendos Shqipërinë në krye të rajonit për koston e karburanteve.
Rritja e fundit vjen pavarësisht njoftimit të Autoritetit të Konkurrencës, i cili ka deklaruar se po monitoron tregun e hidrokarbureve për të parandaluar abuzimet apo praktikave të padrejta në furnizim. Ekspertët argumentojnë se rritja është e lidhur kryesisht me çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare, të cilat janë ndikuar nga tensionet dhe konflikti i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme.
Në një krahasim rajonal dhe ndërkombëtar, Shqipëria renditet:
Vend i parë në Rajon për çmimin e karburanteve,
Vend i shtatë në Evropë,
Vend i dhjetë në botë, duke e bërë koston e karburanteve një shqetësim serioz për qytetarët dhe bizneset që varen nga transporti dhe energjia.
Autoriteti i Konkurrencës ka bërë thirrje që tregtarët të shmangin praktikën e spekulimeve dhe të respektojnë rregullat e tregut, ndërsa qytetarët dhe bizneset mbeten të shqetësuar për impaktin në buxhetin e tyre ditor.



