Rritja mesatare vjetore e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (iHÇK) në Shqipëri për vitin 2025 ka qenë 2,3 %, njësoj si indeksi kombëtar i çmimeve. Sipas të dhënave, në muajin dhjetor, rritja e çmimeve për iHÇK është udhëhequr nga shërbimet e argëtimit, ndërsa në matjet kombëtare ndikimi kryesor vijon të jetë te çmimet e qirave.
Në muajin dhjetor 2025, çmimet u rritën mesatarisht me 2,2 %. Sipas grupimeve kryesore:
Argëtim dhe kulturë: +7,6 %
Mallra dhe shërbime të ndryshme: +2,6 %
Pije alkoolike dhe duhan: +2,5 %
Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje: +2,3 %
Shërbimi arsimor, Hotele, kafene dhe restorante: +2,2 % secili
Ushqime dhe pije joalkoolike: +2,1 %
Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji: +1,4 %
Shëndeti: +1,1 %
Veshje dhe këpucë: +0,9 %
Komunikimi: +0,8 %
Transporti: -0,8 %
Ndryshimi mujor i iHÇK-së për dhjetorin 2025 ishte +0,6 %, kryesisht i nxitur nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1 %, si dhe nga rritja e çmimeve të “Pijeve alkoolike dhe duhanit” me 0,7 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Komunikimi” u ulën me 0,1 %.
Për krahasim, inflacioni mesatar në Bashkimin Europian në dhjetor 2025 ishte gjithashtu 2,3 %. Vende si Spanja, Greqia, Irlanda, Sllovenia, Holanda, Polonia, Malta dhe Portugalia janë shumë pranë këtij niveli.
Në krye të renditjes së BE-së qëndron Rumania me rritje vjetore prej rreth 8,5 %, ndjekur nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore si Sllovakia, Estonia, Islanda, Austria, Kroacia dhe Bullgaria me inflacion mes 3 % dhe 4 %. Në fund të renditjes janë vendet si Belgjika, Qipro, Suedia, Gjermania, Danimarka, Çekia dhe Finlanda, me norma inflacioni nën mesataren e BE-së, ndërsa Francë dhe Zvicër regjistrojnë inflacion pranë ose nën 1 %. Në vend të fundit qëndron Qipro, me inflacion thuajse zero.
Këto të dhëna tregojnë se Shqipëria ka një nivel inflacioni të qëndrueshëm dhe të krahasueshëm me mesataren e BE-së, me ndikimin kryesor në rritje nga shërbimet dhe produktet jo-essenciale si argëtimi dhe kultura.



