back to top
15.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetÇollaku: PD është masakruar nga lufta e brendshme

Çollaku: PD është masakruar nga lufta e brendshme

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka bërë një analizë të fortë mbi gjendjen aktuale të partisë, duke e konsideruar luftën e brendshme si shkakun kryesor të dështimeve të vazhdueshme. Në një intervistë për “News24”, Çollaku tha se “vetëm Sali Berisha e ka dashur vërtet bashkimin”, ndërsa të tjerët kanë ndjekur interesa personale.

“PD është masakruar nga brenda. Nuk ka të ardhme pa një analizë të thellë dhe ndryshim rrënjësor. Lufta për pozicion personal e ka çuar në këtë pikë,” deklaroi ai.

Duke folur për zgjedhjet e 11 majit, Çollaku tha se dështimi ishte i paralajmëruar. Ai pranoi ekzistencën e një “farse elektorale” dhe të një “industrie të vjedhjes së votës”, por theksoi se edhe brenda opozitës ka pasur probleme të thella.

“Për herë të katërt u vodhën zgjedhjet. Nëse vazhdon kështu, duhet të mbajmë përgjegjësi. Kompromisi i 11 majit nuk solli bashkim të vërtetë, sepse askush nuk e dëshironte përveç Berishës,” u shpreh deputeti.

Çollaku theksoi se primaret dolën jashtë kontrollit të Berishës, shumë demokratë u lanë jashtë dhe procesi u deformua. Ai i bëri thirrje partisë që të hapë një “Foltore të madhe” për të gjithë demokratët, në mënyrë që të nisë një analizë reale dhe të shërohet ajo që e quajti “sëmundje e brendshme”.

Ai kritikoi ashpër edhe Kodin Zgjedhor, duke thënë se i ka falur Edi Ramës mbi 12 mandate. “Ka qenë një gabim strategjik i PD-së. Unë jam për sistem maxhoritar. Listat e hapura shkatërrojnë partitë,” tha Çollaku.

Sipas tij, Sali Berisha sjell gjithmonë 300-400 mijë vota, por ato nuk mjaftojnë për të ardhur në pushtet. “Pa Berishën PD nuk bëhet më mirë, kush mendon të kundërtën, ose gënjen veten ose i shërben një kundërshtari të Berishës,” përfundoi Çollaku.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat