back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDamian Gjiknuri: A do ketë SPAK fatin e dinosaurit?/ Nuk përmbahet Dumani

Damian Gjiknuri: A do ketë SPAK fatin e dinosaurit?/ Nuk përmbahet Dumani

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, i drejtoi kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, një pyetje kyçe gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ligjeve:

“A do ketë SPAK fatin e dinosaurit apo do të jetë motor permanent për goditjen e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit?”

Dumani vlerëson punën e prokurorëve dhe hetuesve

Në përgjigjen e tij, Dumani theksoi arritjet e deritanishme të SPAK dhe falenderoi punën e palodhshme të prokurorëve të posaçëm, hetuesve të BKH-së dhe hetuesve financiarë.

“Ajo që SPAK ka arritur, ato rezultate modeste, janë produkt i punës së prokurorëve të posaçëm, të hetuesve të BKH dhe hetuesve financiarë që i kanë dedikuar këtij profesioni jetën e tyre. Kam patur fatin si drejtues të punoj me kolegët prokurorë. Unë jam thjesht dhe vetëm drejtues. Realisht kontributorët realë janë prokurorët.”

Dumani e përshkroi SPAK-un si një institucion që ka arritur maturim profesional dhe që është në gjendje të vazhdojë të ecë përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Mesazhi për ligjvënësit

Dumani bëri thirrje që Kuvendi të marrë parasysh këtë sfidë të ardhshme, duke planifikuar zgjidhje që të shmangin humbjen e ekspertizës së grumbulluar dhe të garantojnë vazhdimësinë e hetimeve të rëndësishme.

“Institucioni ka arritur rezultate dhe ka fituar maturim, por duhet të mendojmë si ligjvënës për momentin kur prokurorët kryesorë përfundojnë mandatin e tyre. Është një çështje që kërkon vëmendje për të mos cënuar punën e bërë deri tani,” – përfundoi Dumani.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat