back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaDASH paralajmëron/ "Korrupsioni dhe informaliteti frenojnë zhvillimin ekonomik në Shqipëri"

DASH paralajmëron/ “Korrupsioni dhe informaliteti frenojnë zhvillimin ekonomik në Shqipëri”

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025, duke vlerësuar situatën makroekonomike si të qëndrueshme. Në vitin 2024, rritja ekonomike arriti në 4%, e nxitur nga turizmi dhe pasuritë e paluajtshme, ndërsa inflacioni u ul në 2.2% dhe borxhi publik ra në 55% të PBB-së.

Megjithatë, DASH paralajmëron se zhvillimi ekonomik mbetet i ndjeshëm ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, informalitetit të lartë, konkurrencës së pandershme dhe mungesës së fuqisë punëtore për shkak të emigracionit. Prodhimi i brendshëm bruto për frymë është vetëm një e katërta e mesatares së BE-së, duke kërkuar reforma strukturore për t’u afruar me standardet europiane.

Raporti nënvizon gjithashtu potencialin për investime të huaja në sektorë si energjia, turizmi, bujqësia dhe teknologjia, duke shënuar rritje të investimeve direkte nga SHBA, edhe pse investitorët e huaj ende perceptojnë sfida në biznes për shkak të korrupsionit dhe burokracisë.

Sa i përket mjedisit politik dhe sigurisë, DASH vlerëson stabilitetin në vend: dhuna politike është e rrallë dhe zgjedhjet kombëtare të majit 2025 zhvilluan paqësisht. Shqipëria vazhdon të mbajë marrëdhënie miqësore me vendet fqinje, por duhet të përballet me informalitetin dhe produktivitetin e ulët për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat