back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetDASH "përplas" PS me PD”/ Balluku-Noka, debat i nxehtë në Kuvend

DASH “përplas” PS me PD”/ Balluku-Noka, debat i nxehtë në Kuvend

Zv.kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj sot në Kuvend deputetit të opozitës, Flamur Noka, lidhur me raportin e fundit të DASH për Shqipërinë, duke theksuar se opozita duhet të përdorë një standard të njëjtë kur i referohet këtij institucioni.

“Ju këtu duket që jeni në ditë të keqe. Nëse i referoheni DASH, duhet t’i referoheni gjithmonë, jo vetëm kur keni interes dhe duke shtrembëruar raportet e tyre,” tha Balluku, duke kujtuar se lideri i opozitës është shpallur ‘non-grata’ nga DASH.

Ajo shtoi se në vend që të interpretojnë raportet sipas interesave, opozita duhet të marrë parasysh edhe masat që DASH ka marrë ndaj liderit të saj. Balluku përmendi gjithashtu rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri, duke theksuar se në gjysmën e dytë të vitit 2025 ato janë rritur me 8 milionë euro, duke arritur në 759 milionë euro, krahasuar edhe me vetë periudhën e mëparshme.

Zv.kryeministrja kritkoi opozitën se çdo gjashtë muaj përpiqet të prishë imazhin e vendit dhe e ftoi të japë emra konkretë për akuza të paqarta, duke përmendur me ironi edhe destinacionin e udhëtimeve jashtë vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat