Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur sot ‘non grata’ dy zyrtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit të DASH ata janë për Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.
Ata janë të përfshirë në korrupsion duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov.
“Në bazë të Seksionit 7031(c), Departamenti i Shtetit ka përcaktuar publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të rëndësishëm duke pranuar ryshfete për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri dhe Kundërzbulim (UBK) të Maqedonisë së Veriut.
Mijalkov u përcaktua në vitin 2022 për korrupsion të rëndësishëm sipas Seksionit 7031(c) dhe u sanksionua nga OFAC në bazë të Urdhrit Ekzekutiv 14033. Si pjesë e këtij veprimi, anëtarët e menjëhershëm të familjes së Grubit gjithashtu janë përcaktuar”, shkruhet në njoftimin e DASH.