back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizDasma që pritet të bëhet ngjarja e dekadës/ Plani sekret i martesës...

Dasma që pritet të bëhet ngjarja e dekadës/ Plani sekret i martesës së Cristiano-s dhe Georgina-s

Pas një propozimi që i la të gjithë pa fjalë dhe një unaze me vlerë mbi 6 milionë euro, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë në qendër të vëmendjes botërore. Por duket se surprizat sapo kanë filluar, pasi mediat po zbulojnë gjithnjë e më shumë detaje për një martesë që pritet të kthehet në eventin e dekadës.

Gazetari spanjoll Alberto Guzman ka hedhur dritë mbi planin sekret të çiftit, duke treguar se unaza nuk ishte dhurata e vetme që CR7 i ka bërë Georginës. Përveç saj, ajo ka marrë edhe një Porsche luksoze, dy ora të rralla me vlerë mbi 50 mijë euro, si dhe garderobë nga stilistë të famshëm me vlerë rreth 30 mijë euro. Por ajo që intrigon më shumë është pyetja mbi datën e dasmës.

Burime pranë çiftit kanë zbuluar se ceremonia mund të mbahet pas Kupës së Botës 2026, moment kur Ronaldo pritet të tërhiqet nga futbolli aktiv në moshën 41-vjeçare, duke e shndërruar martesën në një lamtumirë madhështore ndaj karrierës dhe një fillim të ri në jetë.

Përsa i përket vendit, gjithçka tregon drejt Portugalisë, vendlindjes së yllit të futbollit, ku dasma e tij me Georginën pritet të ketë përmasat e një spektakli botëror.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat