Një debat i fortë ka shpërthyer këtë të enjte në Kuvend mes deputetit demokrat Agron Shehaj dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Gjatë kërkesës për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, Shehaj sulmoi Ballën duke deklaruar:
“Del Taulant Balla dhe thotë: ‘Pyesni ChatGPT’. Ai thotë që s’flet keq për gjykatësit e prokurorët. S’ia mban Taulantit. E keni të kotë. Ky është një ndryshim historik.”
Reagimi i Ballës ishte i menjëhershëm dhe tejet i ashpër.
Ai ju drejtua Shehajt me fjalët:
“E dëgjoj shpesh këtë deputetin që për t’u bërë interesant në rrjetin e tij social bërtet dhe kujton se është interesant dhe kur ia fut kot. Kur të përmendësh emrin tim, laje gojën dhe bëje gargarën me ujë të kripur Vlore. Se po u pendua Lul Basha, do tregojë sa para i ke dhënë për të marrë mandatin në 2017.”
Përplasja tensionoi seancën, ndërsa deputetë të tjerë ndërhynë për të qetësuar situatën.



