back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDebat për rrjedhjet hetimore/ Avokatët akuzojnë, SPAK hesht

Debat për rrjedhjet hetimore/ Avokatët akuzojnë, SPAK hesht

Avokatët mbrojtës të Erion Veliajt kanë reaguar me shqetësim ndaj, siç e quajnë ata, “shndërrimit të një procedure penale në një spektakël mediatik”, duke akuzuar struktura brenda sistemit të drejtësisë për rrjedhje të paligjshme të informacioneve konfidenciale gjatë fazës së hetimeve paraprake.

Në një deklaratë publike, avokatët nënvizojnë se publikimi i detajeve të dosjes hetimore, përfshirë dëshmitë e dëshmitarëve, përmes mediave “të lidhura me SPAK”, po dëmton rëndë të drejtën e një gjykimi të paanshëm dhe po përdoret për të ndërtuar një “narrativë të gatshme publike”, përpara se çështja të provohet në një sallë gjyqi.

“Në një shtet demokratik dhe evropian, drejtësia zhvillohet brenda institucioneve të drejtësisë, jo në tituj gazetash, rrjete sociale apo seriale kriminale mediatike,” thuhet në deklaratë.

Sipas tyre, rrjedhjet nuk janë vetëm shkelje e sekretit hetimor, por edhe një regres në standardet e drejtësisë që Shqipëria është zotuar të përmbushë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Avokatët shtojnë se z. Veliaj, megjithëse është një kryetar bashkie i zgjedhur me mbi 160 mijë vota, po mbahet në izolim “nën kushte të ashpra dhe të pajustifikuara”, që sipas tyre nuk i lejojnë të ushtrojë funksionin publik.

“Kjo ndjekje penale do të shembet kur të dalë para një gjykate të paanshme. Ajo është shndërruar në një pengesë serioze për shtetin e së drejtës në Shqipëri,” përfundon reagimi i mbrojtjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat