Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas debatit të zhvilluar nga Flamur Noka në Kamzë, duke theksuar se asnjë anëtar apo simpatizant i PD-së nuk mund të përjashtohet për mendimet e tij.
“Zonja që foli me Flamur Nokën nuk është larguar nga partia dhe askush nuk mund të largojë absolutisht asnjë anëtar ose simpatizant për atë që tha. Kjo nuk ekziston në PD,” tha Berisha.
Ai shtoi se secili ka të drejtën e mendimit të lirë dhe mundësinë për të shprehur qëndrimin e tij përmes votës: “Ne jemi Parti Demokratike, e mendimit të lirë. Secili mund të shprehë mendimin e tij, dhe kjo mundësi i jepet përmes votës.”
Berisha sqaroi gjithashtu se nuk ekziston asnjë vendim zyrtar apo forum i PD-së që të ketë marrë masë për përjashtimin e zonjës: “Në raportimet që janë bërë, nuk ka asnjë vendim të asnjë qelize të partisë për përjashtimin e saj, dhe nuk mund të ketë për asnjë anëtar.”
Mesazhi i Berishës thekson angazhimin e PD-së për ruajtjen e lirisë së shprehjes brenda partisë dhe mundësinë që çdo anëtar të ndikojë në vendimet përmes votës.



