back to top
17.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetDebati për programin qeverisës/ Opozita dhe Kryeministri me të njëjtin minutazh

Debati për programin qeverisës/ Opozita dhe Kryeministri me të njëjtin minutazh

Në Kryesinë e Kuvendit u zhvillua Konferenca e Kryetarëve, ku u diskutuan modalitetet e seancës plenare që hap rrugën për votëbesimin e qeverisë së re.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi që debati mbi programin qeverisës të mos ketë kufizim kohor, duke argumentuar se çdo deputet duhet të ketë mundësinë për të shprehur mendimin e tij.

Megjithatë, kërkesa e Bardhit nuk u miratua. Në përfundim të mbledhjes, u vendos që secili folës do të ketë në dispozicion vetëm 10 minuta për debat. Po ashtu, opozita do të ketë të njëjtin minutazh që do të përdorë Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit qeverisës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat