back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaDeficiti tregtar, nivel rekord prej 5.2 mld euro/ Zhvlerësimi i euros dhe...

Deficiti tregtar, nivel rekord prej 5.2 mld euro/ Zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove

Lifdion Kulla

Zhvlerësimi i euros në tregun e brendshëm, por edhe zhvillimet e tjera, si rritja e kostove si pasojë e faktorëve të jashtëm, gjatë viteve të fundit, po sjellin pasoja në strukturën e tregtisë së jashtme të vendit tonë.

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave flasin për një deficit tregtar prej 53 miliardë lekësh ose afërsisht 530 milionë euro vetëm për muajin dhjetor, në rritje me mbi 51% krahasuar me dhjetorin e vitit 2023 dhe me 23.8% krahasuar me nëntorin e vitit 2024.

Ndërsa për të gjithë vitin 2024, deficiti tregtar arriti një rekord prej 522 miliardë lekë apo rreth 5.2 miliardë euro, niveli më i lartë në histori.

Me bazë vjetore, deficiti tregtar u rrit me 20.7%, gjatë vitit 2024, krahasuar me vitin 2023. Ky thellim i deficitit tregtar vjen për shkak të rënies vjetore të eksporteve me 15.4%, në vlerën e 373 miliardë lekëve apo 3.7 miliardë eurove, dhe rritjes së importeve me 2.5% në vlerën totale të 894 miliardë lekëve, apo 8.9 miliardë eurove, duke u rritur me 2,5 %, krahasuar me një vit më parë.

Nëse kryqëzojmë të dhënat e tregtisë së jashtë të INSTAT me ato të Bankës së Shqipërisë mbi ecurinë e kursit të këmbimit euro/lek, bie në sy se zgjerimi i deficitit tregtar ka filluar kur monedha europiane po i afrohej kufirit të 100 lekëvë, rreth marsit të vitit të kaluar.

Ndërsa, më 12 gusht të vitit të kaluar, për herë të parë të histori euro zbriti poshtë këtij kufiri psikologjik, ndërsa pranë 98 lekëve po tregtohet edhe aktualisht.

Sipas shifrave të INSTAT, grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, në rënie me 5.3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 4.8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale”, në rënie me 4.1 pikë përqindje, shkruan SCAN tv.

Kompanitë që veprojnë në këtë sektorë kanë paralajmëruar prej kohësh në lidhje me vështirësitë që po shkakton rënia e euros në tregun e brendshëm dhe tashmë po detyrohen të reduktojnë fuqinë punëtore, të shkojnë drejt ciklit të mbyllur, apo të hedhin sytë në sektorë të tjerë të ekonomisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat