back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetDekreti i 9 Nëntorit/ Braçe kundër Presidentit Begaj

Dekreti i 9 Nëntorit/ Braçe kundër Presidentit Begaj

Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë dhe disa bashki të tjera, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi shkarkimin e kryebashkiakut. Ky veprim ka sjellë reagime të forta në politikë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në një intervistë për TemA tha se veprimi i presidentit ka anashkaluar institucionin më të lartë kushtetues në vend. Ai theksoi se, pavarësisht interesit për të zgjidhur ngërçin në kryeqytet, rruga e vetme do të ishte respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Ka kohë ende për respektimin e këtij vendimi”, u shpreh Braçe, duke nënvizuar se problematika e krijuar në Tiranë duhet parë me përgjegjësi dhe zgjidhur brenda rrugëve ligjore.

Sipas tij, përpara se çështja të përfundonte në këshillin bashkiak apo në institucione të tjera, ajo duhej të diskutohej fillimisht brenda Partisë Socialiste.

“Duhet të ishte një çështje që të diskutohej brenda PS. Nuk ishte një çështje që duhej hapur për gjithë kundërshtarët apo armiqtë politikë. Në të tilla raste vlen shumë dinjiteti… edhe kur do ta çosh njeriun para trupës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, apo kur kërkon ta largosh nga detyra, duhet ta trajtosh me dinjitet,” – u shpreh Braçe.

Deputeti socialist shtoi se vendimmarrjet e tilla nuk duhen lënë në rrjedhë politike apo personale, por duhet të respektojnë institucionet dhe dinjitetin e çdo individi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat