back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetDekreti i 9 Nëntorit/ Zogaj godet Presidentin

Dekreti i 9 Nëntorit/ Zogaj godet Presidentin

Analisti Preç Zogaj komentoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar atë si pasojë të një “amullie ligjore” dhe mungesës së harmonizimit në legjislacion.

Sipas Zogajt, presidenti ka kaluar përtej kompetencave të tij duke adresuar çështje që sipas tij duhet t’i përkasin Gjykatës Kushtetuese ose gjykatave administrative.

“Presidenti mund të referojë bazën ligjore mbi vendimin e Këshillit Bashkiak, por nuk ka pse të adresojë padinë apo ankimimin, duke marrë tagrin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo krijon një rebus ligjor,” tha Zogaj.

Ai shtoi se opozita ka reaguar në mënyrë kontradiktore ndaj dekretit, duke e cilësuar presidentin si “noter të qeverisë”, por duke kërkuar njëkohësisht shkarkimin e Erion Veliajt. “Opozita për koherencë nuk ka pse ngre gjithë këtë stuhi, sepse po kundërshton vetveten. Subjektet politike kanë marrë atributin e të folurit si konstitucionalistë, kur në fakt kanë qenë vetë promotorë të këtij zhvillimi. Fjala e konstitucionalistëve, që nuk janë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, është ajo që peshon. Ky është një rast tipik ku janë ndërthurur kontradikta ligjore dhe kemi përballë një rebus kushtetues,” theksoi Zogaj,në emisionin Trialog në RTSH.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat