back to top
3.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDekriminalizimi/ Për 7 vite u verifikuan 77 subjekte, 55 raste ende në...

Dekriminalizimi/ Për 7 vite u verifikuan 77 subjekte, 55 raste ende në proces

Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar raportin e punës për vitin 2024.

Sipas të njëjti raport numri i prokurorëve ka qenë i kënaqshëm me emërimet e reja, por ngarkesa ka qenë sërish e madhe.

Ndër të tjera në raport flitet me shifra edhe për dekriminalizimin, ku për 7 vite janë dërguar për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme 77 persona për t’u verifikuar.

55 prej tyre ende janë në process verifikimi.

“Në Sektorin e Dekriminalizimit në Drejtorinë e Koordinimit Institucional, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, për vitin 2024 janë regjistruar 72 kërkesa për verifikim të plotë të të dhënave të formularëve të vetëdeklarimit të 89 subjekeve të ligjit nr. 138/2015.

Nga Sektori i Dekriminalizimit janë pranuar 64 kërkesa për 64 subjekte të ligjit.

Në total për 77 subjekte vetëdeklarues (të regjistruar në periudhat 2017-2024) është përfunduar verifikimi dhe janë përcjellë rezultatet e verifikimit, ndërkohë që 55 raste në total vijojnë të jenë në proces verifikimi brenda afatit ligjor të kryerjes së verifikimit, të përcaktuar në ligjin nr. 138/2015 dhe vendimin nr. 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”.

Më poshtë gjeni raportin e Prokurorisë për vitin 2024: 

 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat