back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetDelegacioni i BE-së: Publiku shqiptar u privua nga informacioni mbi programin e...

Delegacioni i BE-së: Publiku shqiptar u privua nga informacioni mbi programin e qeverisë

Pas seancës së djeshme në Kuvend, ku opozita pengoi kryeministrin Edi Rama të prezantojë programin e qeverisë, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë thekson se parlamenti duhet të funksionojë si forum për debat konstruktiv.

Në një reagim për Report TV, BE shprehet se është për të ardhur keq që publiku shqiptar u privua nga mundësia për t’u informuar siç duhet mbi programin qeverisës.

“Parlamenti duhet të jetë një forum ku diskutohen politika dhe prezantohen pikëpamje alternative, duke promovuar kështu një kulturë dialogu. Debati mbi programin e qeverisë së re për katër vitet e ardhshme do të kishte ofruar një mundësi të rëndësishme për të diskutuar objektivin e anëtarësimit në BE, i cili mbetet një ambicie ndërpartiake,” thuhet në reagim.

Delegacioni i BE-së thekson se institucionet ligjore duhet të veprojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente dhe se të gjitha partitë politike dhe sektorët e shoqërisë duhet të luajnë rolin e tyre për përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së kërkesave për anëtarësim në BE.

“Është për të ardhur keq që publiku shqiptar u privua nga mundësia për të dëgjuar përfaqësuesit e zgjedhur të diskutojnë përmbajtjen e programit të Qeverisë. Delegacioni i BE-së do të vazhdojë angazhimin për të forcuar rolin e parlamentit si një institucion që promovon dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës politik,” përfundon reagimi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat