back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetDëmshpërblimet për familjet e prekura nga zjarret/ Rama: Do kompensohen të gjitha...

Dëmshpërblimet për familjet e prekura nga zjarret/ Rama: Do kompensohen të gjitha shtëpitë e humbura

Kryeministri Edi Rama ka folur sot përmes një komunikimi ‘online’ në Facebook lidhur me situatën e zjarreve në vend, duke bërë bilancin e dëmeve dhe duke garantuar mbështetje për familjet e prekura.

Sipas Ramës, gjatë 48-72 orëve të fundit zjarret kanë prekur 207 shtëpi në të gjithë vendin, ndërsa 40 prej tyre janë shkatërruar plotësisht. Kryeministri premtoi se qeveria do të qëndrojë pranë familjeve të prekur derisa të rikthehen në banesa të reja dhe të sigurta.

“Jam këtu për të ndarë me ju disa të dhëna lidhur me orët e fundit tejet të vështira për shkak të zjarreve. Janë 207 shtëpi të prekura nga zjarri, 40 prej të cilave e kanë humbur shtëpinë plotësisht. Po bëjmë inventarizimin e plotë sipas protokollit, dhe padiskutim, askush nuk do mbetet pa e parë në krahë shtetin për t’u rikthyer në shtëpi më të fortë. Do jenë dëmshpërblimet përkatëse, edhe për krerët e humbur. Do të kompensohen një për një,” tha Rama.

Kryeministri gjithashtu falenderoi dhe vlerësoi punën e forcave të angazhuara në terren, të cilat kanë punuar pa u lodhur për shuarjen e zjarreve dhe për sigurimin e zonave të prekura. Ai theksoi se mbështetja ndaj qytetarëve nuk do të jetë vetëm materiale, por edhe administrative dhe ligjore, për të garantuar një rikthim të sigurt në banesa.

Situata e zjarreve ka kërkuar ndërhyrje intensive të forcave zjarrfikëse, strukturave lokale dhe Forcave të Armatosura, të cilat kanë operuar në një kohë kritike për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.

Qeveria ka paralajmëruar se do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe do të ofrojë të gjitha mjetet e nevojshme për të ndihmuar familjet e prekura deri në rikthimin e tyre të plotë në banesa të sigurta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat