Në javën e 31-të të Superligës, skuadra turke e Beshiktash u përball në shtëpi me Basaksehirin. Beshiktashi humbi ndaj kundërshtarit me rezultat 2-0.
Anësori 24-vjeçar i bardhezinjve, Ernest Muçi, u dëmtua kundër Basaksehirit dhe u zëvendësua nga Joao Mario në minutën e 27-të.
Pas këtij zhvillimi, klubi i Beshiktashit bëri të ditur situatën e fundit të futbollistit shqiptar. Ernest Muçi do të jetë jashtë fushës për të paktën 3-4 javë.
Duke luajtur në 34 ndeshje këtë sezon me fanellën bardhezi, 23 prej të cilave në Superligë, 8 në Kupat e Europës dhe 3 në Kupën e Turqisë, Muçi ka kontribuar me 7 gola dhe 3 asistime.