back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaDëmtimi i veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së/ Prokuroria...

Dëmtimi i veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së/ Prokuroria nis hetimet

Sot në orët e paradites në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ndodhur një incident, ku është dëmtuar vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka thënë se dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, ndërkaq automjeti ishte i parkuar në hapësirat zyrtare të administratës në momentin e ngjarjes.

E lidhur me këtë, nga Prokuroria Themelore e Prishtinës në një deklaratë për Telegrafin thanë se kanë iniciuar rast për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës së mjetit të rrezikshëm”.

“Prokurori i shtetit ka iniciuar rastin për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘Përdorim i armës së mjetit të rrezikshëm’. Prokurori i shtetit dhe Njësiti përkatës janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore mbi këtë çështje”, thuhet në deklaratën për Telegrafin.
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat