back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaLëvizje e papritur/ Denar Biba tërhiqet nga gara për Gjykatën Kushtetuese

Lëvizje e papritur/ Denar Biba tërhiqet nga gara për Gjykatën Kushtetuese

Denar Biba është tërhequr nga gara për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese ndërsa kjo bëhet e ditur në një njoftim për shtyp nga Gjykata e Lartë.

“Përfundimin e procedurës së verifikimit të z. Denar Biba për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024, për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Lartë po ashtu njofton se në mbledhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të zhvilluar të enjten, ka përfunduar dhe faza e verifikimit të kandidatëve për vendin vakant të zj. Holta Zaçaj, për të cilin Gjykata e Lartë është organ emërtues.

Gjatë kësaj faze, Këshilli ka verifikuar përputhshmërinë e kandidatëve me kriteret ligjore dhe kushtetuese, duke vlerësuar dokumentacionin, pasurinë, integritetin e figurës dhe përvojën profesionale.

Kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024 janë:

Alban Toro

Alma Faskaj

Asim Vokshi

Florian Ballhysa

Genta Tafa Bungo

Naureda Llagami

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Lartë për mbledhjen e KED

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve të ftuar sipas pikës 2 të nenit 233 të Ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e enjte, më datë 04.09.2025, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të bërë publik në njoftimin e datës 30.08.2025.

Gjatë kësaj mbledhjeje, KED shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturës dhe vendosi:

Përfundimin e procedurës së verifikimit të z. Denar Biba për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024, për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi.

KED njofton gjithashtu se ka përfunduar fazën e verifikimit të kandidatëve për vendin vakant të zj. Holta Zaçaj, për të cilin Gjykata e Lartë është organ emërtese. Gjatë kësaj faze, Këshilli ka verifikuar përputhshmërinë e kandidatëve me kriteret ligjore dhe kushtetuese, duke vlerësuar dokumentacionin, pasurinë, integritetin e figurës dhe përvojën profesionale.

Pas përfundimit të verifikimit, procesi kalon në fazën që përfshin vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve sipas kritereve të përcaktuara në ligj dhe rregulloret e KED. Ky vlerësim synon të sigurojë një proces të drejtë, transparent dhe objektiv, duke garantuar që kandidatët më të kualifikuar dhe me integritet të përfaqësojnë standardet më të larta profesionale dhe etike në Gjykatën Kushtetuese.

KED siguron se do të vazhdojë zbatimin korrekt të të gjitha fazave të përzgjedhjes, duke respektuar plotësisht procedurat ligjore dhe duke ruajtur objektivitetin në përzgjedhjen e kandidatëve.

Kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024:

Alban Toro

Alma Faskaj

Asim Vokshi

Florian Ballhysa

Genta Tafa Bungo

Naureda Llagami

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat