back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDënohet ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro/ 1 vit e 4 muaj burg...

Dënohet ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro/ 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtorë Jorgo Goron dhe Vasillaq Strakoshën për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Sipas vendimit nr. 53, datë 30.07.2025, të bërë publik sot, ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, u dënua fillimisht me 2 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 1 vit e 4 muaj. Gjykata vendosi gjithashtu që Goro të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet dhe të vuajë dënimin në një institucion të sigurisë së zakonshme.

Ndërkohë, Vasillaq Strakosha u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, që pas reduktimit me 1/3, përfundoi në 1 vit. Gjykata pezulloi ekzekutimin e dënimit dhe vendosi vënien në provë për një periudhë 2-vjeçare, me kusht që Strakosha të mos kryejë vepra penale gjatë kësaj kohe dhe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Të dy të pandehurve iu ndalua gjithashtu e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vjet.

Ky vendim vjen në kuadër të procedimit penal nr. 127/2024, të iniciuar nga Prokuroria e Posaçme, e cila ka ndarë nga çështja kryesore edhe hetimin ndaj zyrtarit tjetër Jerasimo Bashi.

Gjykata urdhëroi gjithashtu që provat materiale të qëndrojnë pjesë e dosjes për efekt të procedimit penal në vijim, si dhe vendosi që shpenzimet procedurale në shumën 63,653 lekë t’u ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

Vendimi është i apelueshëm në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat