back to top
17.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDënohet për korrupsion në zgjedhje/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së, për Edison Memollën

Dënohet për korrupsion në zgjedhje/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së, për Edison Memollën

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është shpallur fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Po ashtu, atij i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite.

Fajtor u shpall edhe Blerim Xhamani, që u dënua me një vit burg për korrupsion dhe për falsifikim. Ndërsa, Isuf Tosku u dëua me tetë vite heqje lirie, që pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, iu caktua shërbim prove.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale, që i përket
procedimit penal nr. 57, të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve Edison Memolla,
Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Erjon Bani dhe Elsa
Ulliri, me vendimin Nr. 8, datë 24.01.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Edison Memolla për kryerjen e veprës penale
“Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328
dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Dënimi të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit penal dhe të vuhet në një burg
të sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione
publike për të pandehurin Edison Memolla për një periudhë 5 (pesë) vjeçare.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ndriçim Tafxhafa për kryerjen e veprës penale
“Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 të K.Penal dhe dënimin
e tij me 1 (një) vit burgim.

Dënimi të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit penal dhe të vuhet në një burg
të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Xhamani për kryerjen e veprës penale
“Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328
dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Xhamani, për kryerjen e veprës penale
“ Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186,
paragrafi dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) muaj burgim.

Në bashkim të dënimeve, në zbatim të nenit 55 të K.Penal, dënimin përfundimisht
të të pandehurit Blerim Xhamani me 1 (një) vit burgim.

Dënimi të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit penal dhe të vuhet në një burg
të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Isuf Tosku, për kryerjen e veprës penale
“ Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186,
paragrafi dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) muaj burgim.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim
për të pandehurin Isuf Tosku dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 1
(një) vit e 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës i pandehuri të mos
kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë
kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

Në zbatim të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, provat materiale sipas urdhërit për
bashkimin e provës materiale me fashikullin e gjykimit të datës 27.10.2023,
konkretisht aparatet celularë të sekuestruar shtetasve Blerim Xhamani dhe H.D
t’u kthehen këtyre të fundit, ndërsa provat e tjera materiale të mbeten pjesë e
dosjes.

Shpenzimet procedurale gjatë fazës hetimore si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas
formularit bashkëlidhur, në ngarkim të të pandehurve në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në
Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke
filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi të arsyetuar.

    spot_img
    ARTIKUJ TË NGJASHËM
    - Advertisment -spot_img

    Më të Lexuarat