back to top
14.5 C
Tirana
E diel, 1 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDenoncimi i PD-së për “trenin bullgar” në Peqin/ Nis hetim për pronarin...

Denoncimi i PD-së për “trenin bullgar” në Peqin/ Nis hetim për pronarin e lokalit, gjenden 10 fletë votimi të falsifikuara

Pas denoncimit ditën e djeshme nga Partia Demokratike, Policia në Peqin njoftoi se kanë nisur hetimet për Dervish Beqirin, kryeplakun e fshatit Pekisht.

Në bar-kafenë e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit, të paplotësuara dhe të dyshuara të falsifikuara si dhe një listë emërore e zgjedhësve.

Gjithashtu sekuestruan edhe portofolin e Beqirit me 280 mijë Lekë të reja.

“Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B., janë gjetur një pushkë e vjetër trofe dhe një pistoletë zhurmuese (sportive)”, njoftoi policia.

Rasti është referuar në prokurori ku Beqiri do të hetohet për falsifikim të materialeve zgjedhore dhe armëmbajtje pa leje.

Rasti në fjalë u denoncua të enjten nga kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe deputeti i ardhshëm i selisë blu në Elbasan, Blendi Himçi.

Ky i fundit tha se listat e emrave të zgjedhësve ishin me vula të njoma. Ndërkohë sipas Berishës, në këtë rast është aplikuar “treni bullgar” për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat