back to top
14.5 C
Tirana
E hënë, 30 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetDeputetët e PD-së, shtojnë tensionet në Theth/ Përplasen me drejtorin e Policisë

Deputetët e PD-së, shtojnë tensionet në Theth/ Përplasen me drejtorin e Policisë

Tensionet në Theth kanë shënuar një tjetër kulm këtë të premte, pasi deputetët e Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, janë përplasur me forcat e rendit gjatë një vizite në mbështetje të banorëve lokalë, të cilët kundërshtojnë shembjen e ndërtimeve në zonë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga vetë deputeti Boçi, ai shihet duke debatuar ashpër dhe më pas përleshur verbalisht me disa efektivë policie në vendngjarje. Në një moment të regjistruar në video, Boçi i drejtohet një zyrtari policie të prezantuar si drejtori i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj:
“Çfarë drejtori je ti? Ku e ke bexhin?”, dëgjohet të thotë ai, duke vënë në dyshim legjitimitetin e ndërhyrjes së strukturave të rendit në zonë.

Përplasja agravoi edhe më tej, me tone kërcënuese dhe gjuhë të ashpër. Deputeti demokrat i tha një efektivi tjetër:
“Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen m…”, duke shtuar: “E mendove mirë që më preke?”. Po ashtu, në një moment tjetër, Boçi i kërkoi drejtorit të Policisë: “O trim, hajde një minutë”, duke insistuar për një ballafaqim të drejtpërdrejtë.

Tensionet vijnë në kuadër të një operacioni të ndërmarrë nga autoritetet për prishjen e ndërtimeve të konsideruara të paligjshme në Theth, pjesë e mbrojtur e Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare, e cila po përballet me një rritje të ndërtimeve informale të lidhura me zhvillimin e turizmit.

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për selektivitet dhe mungesë transparence në këto aksione, ndërsa banorët pretendojnë se janë lënë pa mundësi ligjore për të legalizuar objektet e tyre, të ndërtuara kryesisht për nevoja turistike dhe ekonomike.

Policia e Shtetit nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare për incidentin, ndërsa pritet që tensionet politike dhe institucionale rreth çështjes së Thethit të vijojnë edhe në ditët në vijim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat