Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është paraqitur mesditën e kësaj të hëne pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Burime për mediat bëjnë me dije se Këlliçi është parë i vetëm teksa ka hyrë në ambientet e Strukturës së Posaçme, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike arsyet e kësaj paraqitjeje.
Nga SPAK nuk ka pasur ende një reagim zyrtar lidhur me praninë e deputetit, as nëse ai është thirrur për të dhënë sqarime apo në ndonjë cilësi tjetër.
Pritet që në vijim të ketë informacion zyrtar mbi motivet e paraqitjes së Këlliçit në Prokurorinë e Posaçme.



