back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDeputeti Noka në GJKKO për shpifje/ Paditet nga punonjësi i burgut

Deputeti Noka në GJKKO për shpifje/ Paditet nga punonjësi i burgut

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është paditur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nga punonjësi i burgut të Peqinit, Gjergji Vishkulli, për shpifje dhe fyerje.

Padia lidhet me një deklaratë të Nokës, e bërë publikisht në rrjetet sociale, ku ai e akuzonte Vishkullin për përfshirje në fushatën elektorale të 11 majit. Sipas Nokës, punonjësi i burgut ka qenë i angazhuar politikisht në shërbim të pushtetit, një akuzë që Vishkulli e mohon dhe e konsideron si shpifje.

Në seancën e parë gjyqësore, deputeti demokrat nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokatja e tij. Seanca u shty, pasi gjykata kërkoi që paditësi dhe përfaqësuesi i tij ligjor të riformulojnë qartë objektin e padisë.

Ndërkohë, Prokuroria e Elbasanit ka njoftuar më herët se është duke kryer verifikime mbi çështjen e ngritur nga Noka, por pa dhënë ende një qëndrim përfundimtar mbi faktet e pretenduara. Çështja pritet të vazhdojë në seancat e ardhshme në GJKKO.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat