back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetDeputetja e re e “Nisma Shqipëria Bëhet” rrëmben vëmendjen e mediave

Deputetja e re e “Nisma Shqipëria Bëhet” rrëmben vëmendjen e mediave

Ana Dajko, kushërira e Adriatik Lapajt dhe e dalë deputete nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, mori pjesë sot në seancën plenare të parë të legjislaturës së XI të Kuvendit, për konstituimin e përbërjes së re parlamentare pas zgjedhjeve të 11 majit.

Gjatë takimit me mediat, 60-vjeçarja dukej e emocionuar dhe deklaroi se do të punojë për të rinjtë dhe për suksesin e partisë së saj:

“Jam shqiptare dhe kam të drejtë si shtetase shqiptare që të mendoj… Unë do punoj për këta djem dhe vajza të rinj që punuan dhe vazhdojnë punën e tyre për të në këto katër vite. Fjala ime do të jetë shprehje për suksesin e të gjithë partisë.”

Dajko, e cila nuk ka pasur më parë përvojë politike dhe u kandidua në Tiranë, do të jetë deputetja e vetme e Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Ajo komentoi gjithashtu një publikim të medias greke ‘apenadi.blogspot.com’, që zbuluan origjinën dhe lidhjet e saj me Greqinë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat