back to top
30.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetDeputetja Ina Zhupa kërkon rrëzimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura/ E...

Deputetja Ina Zhupa kërkon rrëzimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura/ E rrezikshme për mjedisin dhe antikushtetuese

Deputetja Ina Zhupa ka bërë thirrje për rrëzimin e ligjit të ri për Zonat e Mbrojtura, duke e cilësuar atë si një akt antikushtetues dhe me pasoja serioze për mjedisin dhe trashëgiminë natyrore të vendit. Sipas saj, ky ligj heq çdo lloj mbrojtjeje për zonat natyrore në favor të investimeve private, duke rrezikuar kështu pasuritë tona natyrore.

Në mbështetje të qëndrimit të saj, Zhupa u shoqërua në Gjykatën Kushtetuese nga juristët e Partisë Demokratike, Franc Nuri dhe Marash Logu. Ata ngritën në fokus edhe shembullin e Parkut Kombëtar të Butrintit, i cili sipas tyre është dhënë për interesa private, duke dëmtuar rëndë zonën.

Deputetja tha se ky ligj shkel parimet themelore kushtetuese dhe standardet europiane për mbrojtjen e mjedisit. Ajo u bëri thirrje gjyqtarëve të Kushtetueses të qëndrojnë të pavarur dhe të mos ndikohet nga presionet politike, duke mbrojtur interesin publik dhe trashëgiminë natyrore të Shqipërisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat