back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomia“Për ta ulur apo rritur?”/ Dervishi ironizon Bordin e Transparencës

“Për ta ulur apo rritur?”/ Dervishi ironizon Bordin e Transparencës

Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar pas vendimit të fundit të Bordi i Transparencës për rritjen e çmimit të karburanteve, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e këtij mekanizmi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dervishi thekson se para krijimit të Bordit, çmimi i naftës ishte më i ulët, ndërsa pas ndërhyrjes së tij ka pësuar rritje.

“Para Bordit…, nafta ishte 214 lekë për litër. Me bordin është … 218 lekë. Pyetje: bordi u ngrit për të ulur apo për të rritur çmimin?”, shprehet ai.

Reagimi vjen pasi Bordi i Transparencës vendosi çmimet e reja tavan, ku nafta nga 203 lekë/litri është rritur në 218 lekë/litri, ndërsa benzina nga 175 lekë ka shkuar në 181 lekë/litri.

Bordi u krijua nga qeveria në një situatë të jashtëzakonshme të tregut të hidrokarbureve, pas rritjes së çmimeve si pasojë e zhvillimeve në Lindjen e Mesme, me qëllim vendosjen e një çmimi tavan dhe shmangien e abuzimeve.

Megjithatë, sipas kritikëve, mbetet për t’u parë nëse ky mekanizëm po përmbush realisht funksionin e tij apo po ndikon në rritjen e mëtejshme të çmimeve për konsumatorët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat