back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaDëshmia në Hagë: Thaçi kërkoi armë për ish-anëtarë të UÇK-së

Dëshmia në Hagë: Thaçi kërkoi armë për ish-anëtarë të UÇK-së

sh-zëvendësi i Bernard Kushnerit në Kosovë, Jock Covey, ka vijuar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, si dëshmitari i katërt i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në ditën e tretë të seancës, Covey u pyet nga avokati Luka Mishetiç rreth marrëdhënies së Thaçit me veteranët e UÇK-së, që sipas tij ishte “në fije të perit”. Ai përmendi një letër të Thaçit drejtuar Bernard Kushnerit, ku i kërkonte armë për ish-anëtarë të UÇK-së.

Sipas Covey, kjo tregonte se Thaçi shërbente si “urë lidhëse” dhe përpiqej të ruante marrëdhëniet me ish-komandantët, duke i mbrojtur dhe duke mos dashur t’i mërziste.

“Ai ishte një djalë i ri që kërkonte të pozicionohej, të çimentonte rolin e tij. Nuk mendoj se kjo cenon gjykimin tonë për marrëdhënien e tij me komandantët, as nuk bie ndesh me deklaratat e tij publike kundër dhunës dhe në mbrojtje të pakicave”, – tha Covey.

Dëshmia e tij pason ato të ish-sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ish-këshilltarit ligjor në Rambuje dhe ish-diplomatit britanik John Stewart Duncan.

Mbrojtja e Thaçit ka planifikuar të sjellë gjithsej 11 dëshmitarë, para se të dëshmojnë edhe dy të tjerë të thirrur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit. Procesi i paraqitjes së provave pritet të përfundojë deri në mesin e nëntorit, ndërsa shkresat përfundimtare të dorëzohen deri më 22 dhjetor.

Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë në paraburgim që nga nëntori 2020, nën akuza për krime të pretenduara lufte./E.S

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat