back to top
9.5 C
Tirana
E hënë, 23 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetDështim total i protestës për naftën/ “Revoltë” vetëm në rrjete

Dështim total i protestës për naftën/ “Revoltë” vetëm në rrjete

Protesta e paralajmëruar për pasditen e kësaj të hëne kundër rritjes së çmimit të naftës ka dështuar të mobilizojë qytetarët, duke u shoqëruar me një pjesëmarrje pothuajse inekzistente përpara ambienteve të Kryeministrisë.

Edhe pse ishte njoftuar të niste në orën 17:00, rreth një orë më pas, në vendngjarje nuk u vu re prani e konsiderueshme qytetarësh. Në shesh u panë vetëm disa persona, kryesisht aktivistë të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, si dhe prania e mediave dhe efektivëve të policisë që ndodheshin në krye të detyrës.

Protesta ishte thirrur nga përfaqësues të shoqërisë civile përmes rrjeteve sociale, me synimin për të kundërshtuar çmimet e larta të karburanteve dhe për të kërkuar uljen e tyre. Organizatorët kishin bërë apel për pjesëmarrje masive, por kjo nuk u reflektua në terren.

Zhvillimi vjen në një moment kur çmimi i naftës në vend ka arritur deri në 220 lekë për litër, duke shkaktuar pakënaqësi te qytetarët dhe reagim nga qeveria, e cila ka vendosur rikthimin e Bordit të Transparencës për karburantet.

Megjithatë, pavarësisht debatit të gjerë në rrjete sociale dhe thirrjeve për protestë, mungesa e pjesëmarrjes në terren tregon një hendek të dukshëm mes reagimit virtual dhe angazhimit real të qytetarëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat