back to top
26.5 C
Tirana
E enjte, 1 Maj, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaDështimi i seancës së konstituimit/ LDK: Po shkohet drejt zgjedhjeve të reja

Dështimi i seancës së konstituimit/ LDK: Po shkohet drejt zgjedhjeve të reja

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë sot para mediave se në vend tw institucioneve tw reja qw duhet tw ishin krijuar,  po duhet të diskutohet vetëm për emrin e Albulena Haxhiut si kandidate pwr kryetare kuvendi.

Bajrami tha se qytetarët që e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje duhet ta dinë se po shkohet drejt zgjedhjeve të reja për shkak se LVV nuk dëshiron ta konstituojë Kuvendin dhe duan zgjedhje të reja vetëm për ta bërë Haxhiun kryetare të Kuvendit.

“Ne sot flasim për emrin e Albulena haxhiut. Qytetarët që e kanë votuar me shumicë VV-në, duhet ta dinë që jemi duke shkuar drejt një procesi të zgjedhjeve.

Po shkojmë në zgjedhje, jo se s’po pajtohemi ta adresojmë inflacionin, apo s’po pajtohemi për luftën e mafisë energjetike, por sepse partia fituese që I ka 48 vota e ka një problem.

Ata i kanë reduktuar të gjitha problemet në emrin e Albulena haxhiut. Po shkojmë në zgjedhje sepse VV po dëshiron t’i përsërisim zgjedhjet vetëm për ta bërë Haxhiun kryetare”, ka thënë Bajrami.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat