back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaDështon pajtimi/ Vijon procesi gjyqësor ndaj Erion Braçes

Dështon pajtimi/ Vijon procesi gjyqësor ndaj Erion Braçes

Deputeti i Partise Socialiste, Erion Braçe, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e SPAK, në lidhje me një padi për shpifje të ngritur ndaj tij nga një biznesmen.

Sipas burimeve, palët nuk kanë arritur një marrëveshje për pajtim, duke bërë që çështja të vijojë në rrugë gjyqësore. Seancat për shqyrtimin e padisë për shpifje pritet të vazhdojnë në ditët në vijim.

Pas daljes nga SPAK, Braçe u shpreh se do të vijojë të mbajë të njëjtin qëndrim si më parë, duke mos komentuar veprimtarinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“Ajo që kam bërë deri tani, të mos komentoj as prokurorët e as gjyqtarët. Secili është në pozicionin e vet dhe në të drejtën e vet,” deklaroi ai.

Deputeti theksoi se çështjet që lidhen me të drejtat dhe liritë themelore janë thelbësore për funksionimin e demokracisë në vend.

“Ajo që mund të them është se liritë dhe të drejtat e njeriut, prezumimi i pafajësisë dhe barazia në proces janë elementë shumë të rëndësishëm për demokracinë në këtë vend,” u shpreh Erion Braçe.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat