Pak më parë SPAK kërkoi nga GJKKO që dëshmia e Nuredin Dumanit të bëhet me dyer të mbyllura. Kjo ka shkaktuar revoltën e të pandehurve të tjerë të cilët kanë braktisur seancën.
Para se të braktisnin sallë, ata deklaruan se nuk kishin asgjë për të fshehur dhe donin që fjala e tyre të dëgjohej
“Dua që fjala ime të jetë transparente dhe seanca të zhvillohet me dyer të hapura. Kërkoj që media te jetë prezente në sallë”, u shpreh i pandehuri Petrit Çoli.
Ndërkohë avokatët kanë theksuar se nuk ekzistojnë shkaqe të ligjshme që procesi të vijojë me dyer të mbyllura, raporton BW.