back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 18 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetDetaje nga përplasja me BKH-në në Fier/ Agron Kapllanaj: Njëri prej tyre...

Detaje nga përplasja me BKH-në në Fier/ Agron Kapllanaj: Njëri prej tyre shante, nxori armën

Një incident i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fier, ku hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit u përplasën me disa të afërm të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Ky i fundit ka reaguar për Neës24:

REAGIMI I AGRON KAPLLANAJT:

Rreth orës 18:00- 18:45, një makinë tip Benz Ml me targë civile u afrua pranë subjektit tim privat, parkoi te parkingu i kompanisë dhe largohet. U kthye sërish, duke përsëritur të njëjtat veprime. Sapo vuri re këto veprime, roja i subjektit njoftoi drejtorin e kompanisë, se një makinë parkoi dy herë te ne dhe personat e ndodhur në të ngritën një dron.

Me të marrë njoftimin nga roja, drejtori i kompanisë shkoi për t’u sqaruar me personat që kishin ardhur te ne. Kush ishin, për çfarë kishin ardhur, çfarë po filmonin. Ata iu përgjigjën se ishin të interesuar për të blerë një pronë, truall, prandaj kishin ngritur dronin. Drejtori i sqaroi se objekti ishte në funksion dhe nuk kemi plane për ta shitur. Personat u përgjigjën sërish, se nuk po filmonin pronën tonë, por një pronë tjetër.

Pas kësaj bisede, drejtori i bën një fotografi targës së makinës, për ta ditur me kë kishim të bënim, se në asnjë moment nuk u prezantuan që ishin punonjës policie. Personat që ishin në automjet, me të vërejtur se drejtori fotografoi targën i kërkuan ta fshijë imazhin.

Drejtori iu tha se nuk mund ta fshinte fotografinë, pasi i duhej për të identifikuar se me kë kishte të bënte. Me të hasur në këtë kundërshti, drejtuesi i automjetit tip “Benz ML” ka kërcënuar dhe ofenduar me fjalë të rënda drejtorin e kompanisë, me një gjuhë rrugaçërore. Drejtori më mori në telefon dhe më tha “zbrit poshtë Agron, se këta po më shajnë, mua dhe pronarët”.

Mendova se kishim të bënim me grupe kriminale, ndaj zbrita për të shkuar në polici dhe të bëja kallëzim. Drejtori njoftoi edhe njerëzit e familjes, nipërit e mi, shikoni se një makinë me këtë targë, erdhi na shau, na kërcënoi. Nipërit u interesuan për targën, kush janë këta njerëz që vijnë dhe na kërcënojnë. Nga verifikimet rezultoi se targa nuk ishte e regjistruar, nuk figuronte në emër të askujt. Më pas nipërit e mi kontrolluan zonën përreth, në mos ishin fshehur dhe në të njëjtën kohë unë futem në Komisariat, për të bërë kallëzimin.

Në të njëjtën kohë, djemtë e gjejnë makinën, i zënë rrugën dhe prisnin të shkonte policia. Personat e ndodhur në automjetin tjetër, dolën dhe u thanë djemve të largoheshin, pa u identifikuar apo prezantuar se kush ishin. Shoferi i automjetit tip “Benz ML” nxori armën dhe u thotë djemve, bëni mbrapsht se iu vrava. Situata u bë shqetësuese, kush janë këta njerëz që na nxjerrin armën. Në atë kohë mbërrin policia, kishin qenë afër. Në momentin që arrin policia këta persona u prezantuan se kush ishin, pra u sqaruan se ishin pjesë të strukturës së BKH-së. I thanë policisë se na kanë penguar, na kanë zënë rrugën, shoqërojini.

Në automjet ishin 3 djem dhe një zonjë. Pasi ndodhi incidenti e takova këtë zonjën, në ambientet e komisariatit dhe i kërkova sqarimet se përse nuk u prezantuan se kush ishin, kur drejtori i kompanisë u kërkoi të identifikoheshin. Zonja më dha të drejtë, më kërkoi ndjesë përse nuk u prezantuan, duke më dhënë arsyetimin se ishin në shërbim, në opeacion dhe ky operacion nuk lidhej me ju. Zonja më tha, ishim për punën tonë dhe ju na prishët operacionin.

Sipas sqarimit që na dhanë, e kishin parë si më të përshtatshëm ambientin tonë për të parkuar. Droni u ngrit aty, por mund të filmojë disa metra larg. Pra edhe njëherë, më sqaruan se kontrollet nuk lidheshin me subjektin tim. Megjithatë, po të më kishin treguar se kush ishin do të punonin në kushte komode.

– Me kë mund të lidhen këto kontrolle?

E gjithë zona këtu është me biznese, nuk më intereson objekti i operacionit të agjentëve të BKH-së. Edhe sikur të ishte objekt, subjekti ynë për mua nuk përbën asnjë problem, edhe pa vendim gjykata do t’u thoja “bujrum”, kontrolloni cc’të doni sepse aty është aktivitet prodhues dhe nuk ka asnjëlloj aktiviteti tjetër, vecc kësaj. Ata le të bëjnë detyrën e tyre, por gjithnjë konform ligjit. Mund të parkojnë edhe në parkingun e kompanisë, mund të hyjnë edhe brenda, por gjithnjë pasi të identifikohen që janë punonjës të Policisë së Shtetit dhe absolutisht, askush nuk iu kërkon llogari për të bërë detyrën e tyre.

Për sa kohë që ai subjekt ku ne punojmë, është një subjekt i ligjshëm dhe që nuk ka asnjë lloj problemi me drejtësinë nuk më shqetëson fare. Për pjesën tjetër nuk më shqetëson dhe nuk më intereson, secili përgjigjet për punën e vet dhe problemet e veta. Kush shkel ligjin, le të përballet me drejtësinë.

– Keni pasur shqetësime nga persona të tjerë?

Jo, asnjë shqetësim, as nga Policia e Shtetit dhe as nga persona të tjerë. Ne operojmë me biznese tona, në afërsi të qytetit tonë. Nuk kemi shqetësime as nga punonjësit e policisë, as nga qytetarët. Policia ka zbatuar gjithnjë ligjin, nuk na ka shqetësuar.

–  Mbrëmë në polici ccfarë keni deklaruar?

Unë shkova të bëj kallëzim në polici, por kallëzimin tim nuk e morën, pavarësisht se qëndrova 4 orë atje. Më pas deklaratën në polici e ka bërë drejtori i kompanisë, pasi drejtorin e shoqëruan brenda. Drejtori ishte personi që u përball drejtpërdrejt me ta. Drejtori bëri vetëm deklaratë, kallëzim nuk i mori askush.

– Kallëzim në lidhje me punonjësit që më kanë ardhur në kompani dhe na kanë kërcënuar, na kanë sharë dhe më vonë kanë nxjerrë edhe armën pa u identifikuar se kush janë. Nuk dua të përziej askënd, as strukturën e posaçme, as drejtësinë. 3 personat e tjerë pavarësisht se nuk janë identifikuar janë sjellë në mënyrë shumë korrekte dhe vetëm një person, përkatësisht shoferi i automjetit është sjellë si rrugaç, si kriminel, duke sharë rëndë, duke nxjerrë armën. Kuptohet, në çdo institucion ka persona të papërshtatshëm që nuk dinë të sillen me qytetarët dhe ky është një prej tyre. Por kjo nuk do të thotë se ai person e bën pis gjithë strukturën e posaçme, BKH apo edhe policinë.

– Personat që janë ndaluar, cffarë lidhjeje kanë me ju?

Dy nga personat që janë ndaluar janë nipërit e mi, ndërsa tjetri punonjës i kompanisë.

– Djemtë që janë ndaluar, u janë përgjigjur me të njëjtën gjuhë fyese apo edhe me kërcënime agjentëve të BKH?

Djemtë i kanë prerë rrugën makinës, ka qenë në hyrje të qytetit, duke ecur ngadalë. Në atë moment agjentët kanë dalë nga mjeti i tyre, kanë kërkuar sqarime përse na keni zënë rrugën. Mbase edhe janë shtyrë me njëri-tjetrin, nuk di të them se nuk kam qenë prezent atje. Për hir të së vërtetës nuk e di ccfarë ka ndodhur saktësisht.

– Keni pasur komunikim me djemtë që u ndaluan nga Policia e Fierit?

Jo, nuk kam mundur të kontaktoj me ta, ka komunikuar vetëm avokati i kompanisë sonë dhe dëshminë e kanë dhënë në prezencë të tij. Ndihem shumë keq, shumë i shqetësuar, kur je në punën tënde dhe dikush vjen e të shqetëson.. Nuk të duket normale, për më tepër kur ai person që të shqetëson është punonjës i shtetit, mbi të gjitha punonjës i policisë.

– Ju përjashtoni sulmin politik?

Në këtë rast po, sepse nuk shoh të lidhet situata me politikën. Nuk jam as kandidat për deputet, sot jam një qytetar i thjeshtë. Në fushatë jam përfshirë dhe do të përfshihem. Unë e mbështes drejtësinë, strukturën e posaçme, SPAK-un, BKH, Policinë e Shtetit, edhe kur kam qenë drejtues kam qenë bashkëpunues me ta. Pra, përjashtoj çdolloj sulmi politik prej tyre, e shoh thjesht si një incident të momentit, për shkak të një personi që punon me atë strukturë, por që nuk di të komunikojë me qytetarët.

“Me thënë të drejtën më ka ardhur keq për mënyrën sesi u transmetua i gjithë incidenti. Gjithçka që ndodhi e lidhën me emrin tim. Në qoftë se nipërit e mi apo njerëzit e mi kanë një problem, ndodh një incident, ata kanë emër dhe mbiemër, kanë një identitet, nuk ka përse të identifikohen si “njerëzit e Agron Kapllanajt”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat