back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNga kërkesa e parë, tek aplikuesi me moshën më të madhe/ Detaje...

Nga kërkesa e parë, tek aplikuesi me moshën më të madhe/ Detaje nga procesi i regjistrimit në PER

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dhënë detaje në lidhje me regjistrimet në PER, proces i cili ka nisur më 11 janar dhe ka përfunduar më 4 mars.

Ai ka sqaruar se aplikimi i parë ka ardhur nga një shtetas nga Gjermani 11 janar 00:08 pas mesnate nga nisja e procesit.

Ndërsa aplikimi nga shtetasi me moshën më të madhe ka ardhur nga Gjermania dhe ishte 98 vjeç, i ditëlindjes 1927.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave të miratuara është nga Italia me 91 223, e ndjekur nga Greqi me 68 223, Gjermania me 25 499 si dhe nga SHBA me 20 653 e Britania e Madhe 17 227.

Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 212 982 kërkesa, ndërsa femrat janë 152 184.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat