back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaDetajet nga "plani" prorus për nënshtrimin dhe poshtërimin e Ukrainës

Detajet nga “plani” prorus për nënshtrimin dhe poshtërimin e Ukrainës

Sipas raportimeve të Frankfurter Allgemeine Zeitung, po diskutohet një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Ukrainës, Rusisë dhe Evropës, e cila synon të vendosë siguri dhe paqe në rajon. Pikat kryesore të memorandumit të propozuar përfshijnë:

Sovraniteti i Ukrainës do të konfirmohet, ndërsa NATO angazhohet të mos e anëtarësojë vendin dhe të mos stacionojë trupa atje. Ukraina mund të anëtarësohet në BE.

Forcat ukrainase do të kufizohen në 600,000 ushtarë.

SHBA-të do të ndërmjetësojnë mes Rusisë dhe NATO-s dhe do të marrin kompensim për garancitë e sigurisë që ofrojnë. Garancitë mund të shfuqizohen në rast agresioni nga secila palë.

Krimea, Luhansku dhe Donjecku do të njihen si territore de facto ruse, ndërsa rajonet Herson dhe Zaporizhia do të jenë nën një linjë fronti të njohur. Forcat ukrainase do të tërhiqen nga pjesa e kontrolluar e Donjeckut, e cila do të shpallet zonë neutrale e demilitarizuar.

Rindërtimi i Ukrainës do të financohet me 200 miliardë dollarë nga pasuritë e ngrira ruse dhe kontribute europiane, me SHBA-të që do të marrin 50% të fitimeve nga projekti.

Garanci të tjera për tolerancën fetare, mbrojtjen e pakicave dhe respektimin e mediave dhe institucioneve arsimore do të aplikohen si nga Ukraina, ashtu edhe nga Rusia.

Marrëveshja parashikon që armëpushimi të hyjë menjëherë në fuqi pasi të gjitha palët të kenë tërhequr forcat në pikat e dakorduara.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat