back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 2 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaDhuna tondit Holandën/ Policia: Situatë e paprecedentë

Dhuna tondit Holandën/ Policia: Situatë e paprecedentë

Nata e Vitit të Ri në Holandë u shoqërua me dhunë e incidente serioze në disa qytete të vendit.

Policia holandeze njoftoi se oficerët u sulmuan me fishekzjarrë dhe mjete shpërthyese, duke e cilësuar situatën si të paprecedentë, raporton BBC.

Në Amsterdam, një kishë e shekullit të 19-të, Vondelkerk, u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë përcaktuar nga autoritetet. Raportohet edhe për vdekjen e një 17 dhe 38-vjeçari në incidente që lidhen me fishekzjarrë.

Ndërkohë, në qytetin gjerman Bielefeld, dy të rinj 18-vjeçarë vdiqën pasi ndezën fishekzjarrë artizanale.

Kryetarja e Sindikatës së Policisë Holandeze, Nine Kooiman, deklaroi se edhe vetë ishte sulmuar gjatë shërbimit në Amsterdam.

Autoritetet konfirmojnë se sulme ndaj policisë dhe zjarrfikësve u raportuan në të gjithë vendin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat