back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetDhunohet në burg Erion Veliaj?/ Berisha kërkon hetim të plotë

Dhunohet në burg Erion Veliaj?/ Berisha kërkon hetim të plotë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj trajtimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke përmendur se ndaj tij janë përdorur forma dhune fizike dhe ushqimore.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se nuk ka filluar ende asnjë diskutim zyrtar mbi rastin, por sipas tij, fakti që Veliaj është ndaluar në mënyrë të tillë është një shkelje e rëndë e të drejtave elementare të njeriut.

“Është e vërtetë se thuhet se e kanë goditur, për të mos thënë tentativa të tjera, me ushqim e pa ushqim. Askush nuk mund ta takojë atë dhe nuk ka transparencë në trajtimin e tij”, tha Berisha, duke shtuar se ngjarjet duhet të shqyrtohen dhe të sqarohet se kush dhe për çfarë qëllimi e ka burgosur Veliajn.

Ish-kryeministri u shpreh gjithashtu se, sipas tij, Veliaj “e meriton 100 herë” për disa akuza që i janë ngritur, por nuk e justifikon mënyrën e trajtimit të tij. Berisha theksoi se këto veprime janë “shkelje e të gjitha normave elementare të të drejtave të njeriut” dhe kërkoi transparencë dhe hetim të plotë mbi rastin.

Deklarata vjen në një moment kur trajtimi i të burgosurve dhe respektimi i të drejtave të tyre janë çështje që kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe institucioneve ndërkombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat