back to top
8.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëDhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës

Një konflikt i ndodhur mesditën e së dielës në Vlorë ka përfunduar me dhunimin e avokatit Kujtim Cakrani, i cili njihet si përfaqësues ligjor i ish-presidentit Ilir Meta.

Sipas informacioneve paraprake, Cakrani është goditur me derën e një automjeti në fytyrë gjatë një sherri të çastit dhe për pasojë është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti, ku konflikti dyshohet se ka nisur për një arsye banale, për shkak të një dere të lënë hapur. Debati verbal mes palëve ka eskaluar më pas në përplasje fizike.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat