back to top
12.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDhunuan të miturin/ Pezullohen nga detyra dhe procedohen 3 punonjës policie

Dhunuan të miturin/ Pezullohen nga detyra dhe procedohen 3 punonjës policie

Në vijim të hetimeve lidhur me procedimin penal të vitit 2025, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues  “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 3 punonjësve të policisë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” në bashkëpunim dhe kundër fëmijëve.

N/Komisar Xh. B., me detyrë Specialiste / Përgjegjëse turni në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë.

Inspektor D. M., me detyrë Trupë Shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë.

Inspektor R. D., me detyrë Trupë Shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë.

Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur pasi me datë 12/04/2025 këta punonjës policie dyshohet se kanë kryer veprime arbitrare gjatë shoqërimit të shtetasit të mitur E. G.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat