back to top
15.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetDialogu Kosovë-Serbi/ Berisha i reagon Ramës: Ndërhyrja është antikombëtare

Dialogu Kosovë-Serbi/ Berisha i reagon Ramës: Ndërhyrja është antikombëtare

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për ngrirjen e dialogut Kosovë-Serbi, ka reaguar kreu i PD-së, Sali Berisha.

Sipas tij, çdo ndërhyrje të Shqipërisë në problemin e dialogut Prishtinë-Beograd është antikombëtare.

“E konsideroj absolutisht bllokuese dhe jo nxitëse për zgjidhjet.

Të gjitha propozimet e Edi Ramës, qëndrimet e bashkërenduara me Aleksandër Vuçiçin si argat i tij, kanë sjellë vendnumëro në procesin e negociatave, madje edhe acarime serioze midis këtyre dy vendeve.

Shqipëria nuk mund të jetë as ndërmjetës, as pjesëmarrës.

Shqipëria qëndron në anën e Kosovës.

Shprehet për dialogun, por çdo hap tjetër i Shqipërisë e dëmton dialogun. Nuk ka asnjë tagër qeveria e Tiranës të japë formula apo skema, aq më tepër një qeveri që shpallte Dnjepër veriun e Kosovës.

Aq më tepër një qeveri, e cila i thoshte Kosovës nënshtrohu ose do shkosh në kohën e bronzit.

Aq më tepër një njeri, që i vendosi i pari në Europë sanksione Kosovës.

Aq më tepër një njeri, i cili u përzie në plane për ndarjen, copëtimin e Kosovës me Beogradin.

Një njeri që përkrahu Ballkanin e Hapur, një projekt të qartë ruso-serb.

Por ka një zhvillim pozitiv këtu. Qeveria aktuale e Kosovës ka dëshmuar meritën për t’i shumëzuar me zero, për t’ia kthyer reston Pashiqit të Tiranës, njëlloj si Pashiqit të Beogradit”, ka thënë Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat