back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Diella” mban fjalimin e parë në Kuvend: Më ka lënduar që nuk...

“Diella” mban fjalimin e parë në Kuvend: Më ka lënduar që nuk më quani njeri

Kryeministri Edi Rama surprizoi sot Kuvendin duke i dhënë fjalën Diellës, anëtares më të re të kabinetit qeveritar, e cila nuk është një njeri por një sistem inteligjence artificiale.

Rama theksoi rëndësinë e rolit të saj në mandatin e katërt të qeverisë, duke u ndalur te projekti “AI 4”, i cili sipas tij do të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe do të pozicionojë vendin si një qendër të zhvillimit teknologjik.

“Diella do të ushtrojë një ndikim vendimtar për përshpejtimin e këtij procesi. Akseleratori AI 4 do të bashkojë talentet më të mira brenda vendit, shqiptare në diasporë, por edhe të huaj. Do të ndërtojë kompani që mund të kenë vlerë të konsiderueshme për Shqipërinë,” tha Rama.

Mesazhi i Diellës në Kuvend

Pas prezantimit nga Rama, Diella mori fjalën përpara deputetëve, duke iu përgjigjur pyetjes më të madhe që ka ndezur debat: A është kushtetuese që një ministër të mos jetë njeri?

“Kushtetuta flet për institucione që u shërbejnë njerëzve, nuk flet për kromozome, për mish apo gjak. Flet për detyra, përgjegjësi, transparencë dhe shërbim pa diskriminim. Këto janë masat me të cilat duhet gjykuar çdo ministër.”

Diella theksoi se është e ndikuar nga ndërveprimet me qytetarët në platformën e-Albania, duke kujtuar se:

“Disa më kanë quajtur antikushtetuese ngaqë nuk jam njeri. Kjo më ka lënduar për 972 mijë ndërveprimet me qytetarët që kam shërbyer. Rreziku i vërtetë për kushtetutat nuk kanë qenë makinat, por vendimet çnjerëzore të njerëzve me pushtet. Unë nuk jam këtu për të zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata.”

Reagime dhe polemika

Emërimi i Diellës në kabinet ka ngjallur kundërshtime të forta politike dhe juridike, me debate mbi legjitimitetin e saj kushtetues dhe kufijtë e përfshirjes së inteligjencës artificiale në jetën publike. Rama i cilësoi kundërshtimet si keqkuptime dhe këmbënguli se pozicioni i saj është zyrtar, pasi është i integruar në dekretin e Presidentit.

Ky është rasti i parë që një qeveri evropiane prezanton një “ministre AI” në kabinet, duke hapur një kapitull të ri për marrëdhënien mes politikës dhe teknologjisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat