back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Diktaturat hiqen me armë, ose me mosbindje civile”/ Paralajmëron Berisha: Edi Rama...

“Diktaturat hiqen me armë, ose me mosbindje civile”/ Paralajmëron Berisha: Edi Rama në rreth të kuq

Kryedemokrati Sali Berisha ka parlajmëruar se mosbindjes civile nuk do t’i rezistojë askush.

Sipas tij diktaturat hiqen ose me armë ose me mosbindje civile, rrugë të cilën ka zgjedhur edhe opozita.

Në takimin me grupet punës së Tiranës, Berisha nënvizoi se kryeministri Edi Rama është në rreth të kuq nga ndërkombëtarët.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Protestat e organizuara, rezistenca, qëndresa kanë pasur një shpërblim botëror.

Nga forca politike më e izoluar, sikur të ishim ne Partia Komuniste e Koresë së Veriut, në një kohë kur ne ishim partia që po luftonte ditë e natë për vlerat e lirisë, familjes, dinjitetit, integrimit euroatlantik.

Të gjitha këto bënë që zëri juaj të dëgjohet kudo dhe ajo mjegull me të cilin në mënyrën më të pamerituar na kishin mbështjellë, u shkri, u zhduk.

Një mirënjohje të madhe të gjitha forcave të qendrës së djathtë në Europë, SHBA, Azi, Afrikë, Oqeani dhe kudo, të cilët në një hark kohor më pak se 1 mujor, kanë votuar tre rezoluta, që të gjitha duke denoncuar ato çështje për të cilat ju keni protestuar.

Edi Rama është në rreth të kuq.

Ju garantoj se ata që i japin dorën, do mendohen dy herë, për të mos thënë se do e dezinfektojnë fill pasi t’ia japin.

Ndaj dhe këto rezoluta e rrisin shumë përgjegjësinë tonë para miqve tanë në botë.

Ata presin nga ne që të çlirojmë shqiptarët nga narkodiktatura.

Me rrugën që kemi zgjedhur, mosbindjen civile.

E them edhe njëherë, diktaturat hiqen ose me armë, ose me mosbindje civile.

Ne nuk jemi për gjakderdhje dhe armë. Jo. Ne jemi për mosbindje civile, kjo është rruga jonë. Kemi qenë dhë të tillë do mbetemi. Jemi parti demokratike.

Por të mos mendojë kush se mund t’i rezistojë mosbindjes civile.

Ndaj dhe e sollëm gjer këtu, tani është vrapi drejt fitores.

Drejt fitores do ecim me një dialog intensiv me shqiptarët për problemet e tyre dhe me një protestë të fuqishme, një mosbindje civile që do e lemerisë çdo ditë e më shumë narkodiktatorin Edi Rama dhe organizatën e tij kriminale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat