back to top
7.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetDita Botërore e Prematurëve/ Albana Koçiu jep lajmin e mirë

Dita Botërore e Prematurëve/ Albana Koçiu jep lajmin e mirë

Në ditën  botërorë të Prematurëve, Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka qenë në spitalin “Koço Glozheni”, në festimin e 3-vjetorit të një vogëlushi.

“Sot, në SUOGJ “Koço Gliozheni”, festuam bashkë me heronjtë tanë të vegjël – bebet premature, që çdo ditë luftojnë me forcë dhe guxim për të jetuar.

Në mesin e gëzimit, festuam ditëlindjen e tretë të Jonit, një vogëlush që erdhi në jetë në javën 27-28 të shtatzënisë, me një peshë prej vetëm 1000 gramësh.

Nënat e foshnjave që po trajtohen në Terapinë Intensive patën mundësinë të ndajnë përvojat dhe emocionet e tyre, duke i dhënë njëra-tjetrës forcë dhe shpresë”, shkruan Koçiu në rrjete sociale.

Më tej ministrja ka njoftuar edhe lajmin e mirë se, falë bashkëpunimit me departamentin e Okulistikës në QSUT, do të sigurohet diagnostikimi dhe trajtimi për të gjitha foshnjat premature që mund të përballen me sfida të shikimit, krahas depistimit për dëgjimin apo audiometrinë.

“Heronjve tanë të vegjël dhe familjeve të tyre, u urojmë një jetë të gjatë, të lumtur dhe të shëndetshme”, shkruan më tej Koçiu.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat