back to top
31.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetDita Kombëtare e Alfabetit/ Sot publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, Rama: Ta...

Dita Kombëtare e Alfabetit/ Sot publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, Rama: Ta ruajmë shqipen në breza

22 Nentori, Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur dhe festë zyrtare e Shqipërisë do të përkujtohet sot me publikimin e draftit të fjalorit të rinovuar të Gjuhës Shqipe, i cili është fryt i një pune gati 4 vjeçare dhe do të përmbajë rreth 120 mijë fjalë, gati trefishi i fjalorit aktual. Më pas fjalori do të hidhet për konsultim të gjerë publik.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot me ndjekësit në rrjetet sociale një video me të cilën ka zgjedhur të urojë shqiptarët për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Në video theksohet se gjuha është ajo që bashkon zemrat e shqiptarëve sado larg të ndodhen nëpër botë.

Kryeministri përcjell edhe mesazhin që shqipja duhet të ruhet dhe përcillet në brezat që vijnë.

Ndërkohë sot vijon dita e dytë e Kuvendit Kombëtar për Gjuhën Shqipe ku diskutohen sfidat dhe mundësitë e gjuhës shqipe në epokën moderne. Ky Kuvend i pari për gjuhën ka bashkuar përfaqësues të institucioneve arsimore figura të shquara nga arsimi, gjuhësia, letërsia, kërkimi shkencor dhe komunikimi publik, si dhe të rinj, nxënës dhe gjimnazistë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat