back to top
3.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetKronikëDjali qëllon të dashurën me plumb në kokë, më pas veten/ Krimi...

Djali qëllon të dashurën me plumb në kokë, më pas veten/ Krimi brenda në makinë 

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 11:15  në qytetin e Shkodrës.

Një djalë ka qëlluar të dashurën dhe më pas ka qëlluar veten duke ndërruar jetë brenda në makinë, ndërkohë vajza është dërguar në spital në gjëndje të rëndë, informon gazetari Ergys Kavaja.

Krimi ndodhi në zonën e njohur si fusha e druve, lagjja “Mark Lula’ 

Viktima është Kole Manaj ndërsa vajza identifikohet si Anila Prenushi. Ata nuk janë banorë të zonës.

Njoftimi:

Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.   

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P.  është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin. 

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
 
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen  e rrethanave të ngjarjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat