back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Do bëhesh si Erioni thonë”/ Adriatik Lapaj, skanon kryebashkiakun e Tiranës

“Do bëhesh si Erioni thonë”/ Adriatik Lapaj, skanon kryebashkiakun e Tiranës

Hetimet e SPAK dhe thirrja e Erion Veliajt për t’u marrë në pyetje, është pasuar me reagime.

Kreu i “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, me anë të një postimi në rrjete sociale, shkruan se Erion Veliaj është simbol i keqpërdorimit të besimit publik.

Sipas Lapajt, ai është modeli i keq që kujtdo kërkon të merret me politikë ia përplasin në surrat.

“Do bëhesh si Erioni thonë…njësoj si gogoli që u tregohet fëmijëve kur bëjnë rrëmujë.

Nuk do e harroj kurrë arrogancën e prishjes së Teatrit Kombëtar me protestues brenda godinës bazuar te arroganca e vendimit të Këshillit Bashkiak të drejtuar nga Erion Veliaj.

Në 10 vite bashkia ka mbledhur nga qytetarët rreth 2 000 000 000 euro që janë keqpërdorur në mënyrë barbare.

Është politikani që u tregua i fortë me nënat që shisnin spinaq dhe vezë, por lejoi masakër urbane me ndërtimet kudo në Tiranë.

Inkurajoj SPAK të hetojë tej tij edhe shefin e tij, Edi Ramën.

Rilindja është sekti që vodhi partinë socialiste nga socialistët dhe përmes saj shkatërroi Shqipërinë”, përfundon reagimin Lapaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat