back to top
9.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Do bjerë çdo figurë e PS në hetim”/ Paralajmërimi i fortë i...

“Do bjerë çdo figurë e PS në hetim”/ Paralajmërimi i fortë i Zogajt

Shkarkimi i Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë Tiranë ka qenë në qendër të debatit në emisionin “Trialog” në RTSH, ku analisti Preç Zogaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, dhanë qëndrime të kundërta mbi vendimin.

Zogaj u shpreh se Partia Socialiste veproi nën presion politik dhe se duhej të priste vendimin e formës së prerë nga gjykata, pasi afatet ligjore për shkarkimin ishin tejkaluar.
“PS nuk e mbështet suksesin elektoral te individët, por te makineria dhe organizimi i saj. Kjo është e vërtetë historike. Ajo është politike se e kërkoi Rama, por në raport me nenin që është shkarkuar është tejkaluar afati që përcakton ligji. Meqë kanë pritur më gjatë, mund të prisnin deri sa të shprehej gjykata,” tha ai.

Nga ana tjetër, Klosi mbrojti vendimin, duke theksuar se Tirana po vuante prej mungesës së një kryetari në detyrë.
“Është një proces që zgjat dhe nuk është së shpejti. Vuajtja e popullit të Tiranës është e pajustifikueshme dhe forca politike duhet të jetë e përgjegjshme në këtë aspekt. Hetimet u përmbyllën, nuk mund të kishte më zgjatje dhe Tirana duhej të vazhdonte,” tha Klosi.

Debati mes tyre u zhvendos edhe te reforma në drejtësi. Zogaj paralajmëroi se askush nuk do t’i shpëtojë hetimeve të SPAK:
“Edhe figurat që sot në PS duket sikur kanë ‘kapur qiellin me dorë’, nuk do shpëtojë kush pa rënë në ingranazhin e hetimit penal,” u shpreh ai.

Ndërsa Klosi mbrojti procesin, duke e cilësuar reformën në drejtësi si një nga shtyllat kryesore të PS-së.
“Reforma në drejtësi është një nga kuajt e betejës së PS dhe jemi krenarë për atë që kemi bërë. Ne jemi e vetmja garanci që drejtësia e re të vijojë të jetojë, ndërsa Berisha dilte e thoshte se do e shkrijë SPAK,” theksoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat